Analisti Ramadan Ramadani: Izet Mexhiti e ka fitu Ali Ahmetin, bumbar e ka bë BDI-në, i ka nxjerrë në pension!
Analisti politik, Ramadan Ramadani gjatë një debati televiziv në Klan Maqedoni duke komentuar lidhur me legjitimitetin e koalicionit VLEN, ai është ndalur në veçanti te Zona 1. Sipas tij, kreu i LD-së, Izet Mexhiti e ka fituar Ali Ahmetin, kështu duke ia treguar rrugën drejt pensionit politik.
“Izet Mexhiti e ka fitu Ali Ahmetin, ai ka legjitimitetin e plotë, bumbar e ka bë BDI-në dhe i ka qu në pension”, kështu Ramadani i ka replikuar Valon Belës në emision.
Kujtojmë se VLEN si koalicion në zgjedhjet e fundit parlamentare ka marrë 108 mijë vota shqiptare, ndërsa në Zonën 1 aty ku ka kandiduar si bartës kreu i LD-së, Izet Mexhiti, koalicioni VLEN ka pasur një epërsi të konsiderueshme të votave në raport me Frontin e ashtuquajtur Evropian e përbërë nga 9 parti multietnike të udhëhequra nga BDI.