Bashke

Aplikacioni Instagram do të këshillojë adoleshentët të qëndrojnë larg rrjetit social gjatë natës

Instagram zbuloi një funksionalitet të ri i cili vjen për adoleshentët. Kur një përdorues i ri i aplikacionit shfleton për 10 minuta Reels në platformë ose në mesazhe direkte, aplikacioni do tu sugjerojë të mbyllë aplikacionin dhe të shkojë të flejë.

Këto njoftime do të shfaqen automatikisht moshat e reja dhe nuk mund të çaktivizohen. Instagram nuk specifikoi nëse ky funksionalitet do të aktivizohet për të gjithë adoleshentët apo vetëm për moshën nën 18-vjeç.

Ideja, sipas Instagram, është tu dërgojë adoleshentëve të cilët nuk përdorin funksionalitet si Take a Break, përkujtues që të mbyllin aplikacionin gjatë natës.

“Dëshirojmë që adoleshentët të refuzojnë ndjesinë se koha që shpenzojnë në Instagram është e dobishme gjatë natës dhe të kuptojnë se gjumi është më i rëndësishëm për moshat e reja,” tha Instagram.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë