Bashke

”Banjska” shkakton debate në këshillin e sigurimit të OKB-së

OSMANI: SERBI KËRKON LUFTË, BËRNABIQ: S`KEMI GISHT!

Kosova dhe Serbia u perballen serish me akuza te ndersjellta ne nje seance te posacme te keshillit te sigurimit  ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara. Presidentja Osmani e konsideroi akt terrorist sulmin ne Banjske. Ajo theksoi se Serbia do ta shohë Kosovën si Krimenë dhe po mundohet te shndërrohet nga agresore ne viktime.

Ne duam paqe dhe Serbia e dëshmoi më 24 shtator se do luftë. Por, ne nuk do ta lejojmë të ndodhë kjo. Burimi kryesor i financimit, armatosjes dhe trajnimit të grupit të armatosur në Banjskë është Republika e Serbisë”. Jemi të përkushtuar që të bëjmë më shumë për serbët në Kosovë. Por, ne nuk do t’i japim Serbisë instrumente përmes së cilave ata mund të shkatërrojnë jetën e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe të vazhdojnë të tentojnë të shkatërrojnë sovranitetin dhe integritetin tonë territorial. …. Ata duan gjithashtu të shtrembërojnë të gjithë të vërtetën që u shpalos para syve të botës. U përpoqën të ndërronin vendin e agresorit me atë të viktimës së agresionit. Por faktet janë të pakundërshtueshme dhe provat tregojnë të kundërtën. Këto grupe terroriste janë financuar, trajnuar, armatosur dhe strehuar nga një burim, Republika e Serbisë“ – tha Vjosa Osmani.

Kryeministrja serbe Ana Bernabiç mohoi përfshirjen e Beogradit ne sulmin ne Zveçan dhe per kete tha se mund te ofrohen fakte.

”Beogradi ose strukturat e sigurisë nuk kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje dhe jemi të gatshëm të ofrojmë dëshmi te komuniteti ndërkombëtar për të vërtetuar këtë. Ngjarjet në Banjskë janë pasojë logjike e terrorit që Prishtina ka zbatuar ndaj serbëve ne veri. Asociacioni është një element i pashmangshëm për zbatimin e çdo marrëveshjeje tjetër” – tha Ana Brnabiq.

Keto zhvillime në Këshilin e Siguritmit të OKB-së pasuan diskutimin e ministrave te jashtem Europiane ne Luksemburg. Shefi i diplomacise europiane Josep Borrell ka paralajmëruar mundësinë e mbajtjes së një takimi të liderëve të Kosovës dhe Serbisë gjatë kësaj jave, në Bruksel./KlanMacedonia

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë