Bashke

Barcelona sërish ngecë, kësaj radhe barazon në shtëpi në trilerin e gjashtë golave ndaj Getafes

Barcelona nuk ka arritur të marr më shumë se sa një barazim ndaj Getafes me rezultat 3-3 në kuadër të javës së 24-të në La Liga.

Barcelona kaloi e para në epërsi në minutën e 14-të, kur Joao Cancelo asistoi te Lamine Yamal që shënoi për 1-0.

Në pjesën e dytë ndryshuan rolet, pasi që Granada shënoi e para, kur Facundo Pellistri përfitoi nga asistimi i Myrto Uzunir për 2-1.

Por Barcelona barazoi shumë shpejtë me Robert Lewandowskin që mori një asistim nga Ilkay Gundogan për 2-2.

Se Getafe ishte në formë tregon edhe momenti i radhës, kur pas dy minutash kthyen epërsinë, me Ignasi Miquel për 3-2.

Trileri vazhdoi pasi në minutën e 81-të, pasi Lamine Yamal barazoi shifrat për 3-3.

Deri në fund nuk kishte gola të tjerë dhe Barcelona nuk shfrytëzoi rastin të afrohej me Gironan, pasi ka 51 pikë, pesë më pak se vendi i dytë dhe dhjetë më pak se vendi i parë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë