Bashke

Saranda Imeri Stafai: Bashkëpunëtor e rinjë, viktimat e regjimit të kaluar

Saranda Imeri Stafai

Për vete dhe familjarët e tyre kishin siguruar pagat e majme, pozita të larta, veturat zyrtare, darkat dhe drekat, udhëtime jashtë vendit, ndërsa administratorët shqiptarë ishin lënë nën mëshirën e fatit.

Janë me qindra të punësuar në administratën shtetërore, të cilët për më shumë se një dekadë nuk kanë mundur të avansohen. Ata njihen me emrin e famshëm:Bashkëpunëtor i ri.

Në mesin e tyre ka juristë, ekonomistë, politikolog, gazetarë, e cuditërisht edhe doktor shkence, me titull bashkëpunëtor i ri.

Ky është mëkati i disa zyrtarëve të BDI-së, të cilët nuk kanë parë për tej hundës dhe interesit të tyre puro personal dhe familjar.
Qindra mijëra administratorë janë viktima të tyre dhe mezi mbijetojnë me pagat e tyre të vogla, ndonëse kanë dhënë kontribut dhe ligjet në fuqi ua njohin avansimin.

Një pjesë tjetër, janë të punësuarit me kontrata, të cilët përdoren si mish për top për fushata elektorale me shpresën se do marrin vendime. Hallexhinjë të cilët pranonin çfarëdo kushte për ta mbajur familjen gjallë, me çmimin edhe të pranimit për të qenë peng, i disa politikanëve.

Kjo është fytyra e vërtetë e atyre që sot çirren e bërtasin për pushtet dhe privilegje, e jo për të mirën e përgjithshme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë