Bashke

Basketbollisti nga Shkupi, Arbin Rushiti i bashkohet KB Vëllaznimit

Ditë më parë KB “Vëllaznimi” zyrtarizoi që kishte nënshkruar me trajnerin kroat Branimir Paviç, i cili sezonin 2024/2025 të Superligës së basketbollit të Kosovës do ta nisë duke e drejtuar skuadrën gjakovare.

Përveç Pavic, së fundi Vëllaznimi ka filluar të punojë edhe në ndërtimin e strukturës së skuadrës ku së fundmi ka nënshkruar me basketbollistin 23 vjeçar, Arbin Rushiti, i cili nga viti 2022 e deri në vitin 2024 ka qenë pjesë e skuadrës së Çairit në Maqedoninë e Veriut.

Rushiti është i gjatë 185 cm, dhe luan në pozitën e playmaker-it,

Sa i përket transferimeve të reja, sipas raportimeve të Telegrafi, qëllimi kryesor i KB “Vëllaznimi” është që fillimisht klubi të arrij marrëveshje me basketbollistët vendorë, që më pas në bashkëpunim me trajnerin Paviç t’i shohin edhe opsionet e nevojshme që duhen plotësuar me basketbollistë të huaj, për të qenë sa më të gatshëm për fillimin e sezonit 2024/2025 të Superligës së basketbollit kosovar.

Theksojmë që edicioni i ri i Superligës së Kosovës në basketboll pritet të fillojë me datën 14 shtator.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë