Bashke

Bayerni merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit ka pësuar thyerje të këmbës

Bayern Munich ka marr një goditje të rëndë, pasi blerja e re Hiroki Ito ka pësuar thyerje të këmbës gjatë miqësores së djeshme (28 korrik) ndaj 1. FC Duren.

Ito luajti nga minuta e parë për Bayernin në duelin ndaj 1. FC Duren në një miqësore parasezonale e cila u zhvillua të dielën.

Sidoqoftë, reprezentuesi japonez pësoi një lëndim në pjesën e parë dhe u desh që të zëvendësohej menjëherë. Bayerni tani ka zbuluar se Ito ka pësuar thyerje të këmbës dhe do të mbetet jashtë fushave për javë të tëra.

“Është natyrisht një goditje e rëndë. Ne do t’i dhurojmë Hirokit mbështetjen më të madhe kështu që ai të rikthehet plotësisht i gatshëm në fushë sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Max Eberl.

Ito iu bashkua Bayernit nga Stuttgarti më herët gjatë kësaj vere për shifrën e 30 milionë eurove. 25-vjeçari shijoi një sezon të shkëlqyer me ta, dhe i ndihmoi të përfundojnë në pozitën e dytë në Bundesliga.

Paraqitjet e tij të mira tërhoqën interesimin e Bayernit dhe i bindën ata që ta nënshkruajnë, megjithatë ai do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Lëndimi i Itos është një goditje e madhe për Bayernin dhe përgatitjet e tyre për sezonin e ri. Përveç ekipit, lëndimi ishte një lajm i keq edhe për vet lojtarin, pasi ai pritej që të luante një rol kyç në ekipin e Vincent Kompany këtë sezon.

Bayerni tashmë është e sigurt se do të nënshkruaj me një mbrojtës të ri, ndërsa Jonathan Tah i Bayer Leverkusenit mbetet opsioni i tyre i preferuar.

Matthijs de Ligt pritet që të largohet nga klubi dhe për të interesim të madh ka shprehur Manchester Unitedi.

https://x.com/FCBayernEN/status/1817604682388238406

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë