Bashke

Besa Kadriu: BDI si parti në pushtet kushtëzon votuesit e saj me vendet e punës

Besa Kadriu, nënkryetare e Lëvizjes Besa duke debatuar me deputeten e BDI-së, Fisnike Bekteshi, hodhi argumentin se BDI si parti në pushtet kushtëzon votuesit e saj me vendet e punës. Ndërkaq, Bekteshi e mohoi këtë, duke u shprehur se BDI po votohet nga shqiptarët për 20 vite radhazi.

“BDI ka një ushtri të tërë pas vetes me në krye zotin Ali Ahmeti”, tha mes tjerash Fisnike Bekteshi.
Ndërsa, Kadriu u shpreh se shumica e votuesve të BDI-së nuk e dinë ideologjinë e kësaj partie, por shtoi se janë vota të kushtëzuara me presione e shantazhe të pushtetit.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë