Besim Hoda, përfaqësues i OVL UÇK-së në një intervistë për Alsat ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të BDI-së dhe kreut të kësaj partie Ali Ahmeti. Ai tha se BDI-së dhe Ahmetit i kanë haruar ushtarët e UÇK-së, ata që i sollën në pushtet.
“Unë do të isha shumë dakord dhe do ta kisha votuar BDI-në i pari në zgjedhjet tjera nëse kryeministri i cili pretendohet që të jetë nga 28 janari do të merrte përsipër ta realizonte ligjin për familjet e dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së, meqenëse BDI-ja vjen dhe gjithmonë thirret në fushatë se është një parti që del nga lufta, bile edhe Ali Ahmeti si kryetar i partisë si komandant i përgjithshëm i UÇK-së së atëhershme të deklaron se unë vij nga plagët, vij nga shokët që kam lidh plagët, që fatkeqësisht koha ka dëshmuar se nuk është e tillë për shkak se unë sot vij nga një varrim i një djali të ri, ish ushtar i UÇK-së që atëherë ishte 17 vjeç dhe unë personalisht jam munduar që ta kthej në shtëpi dhe nuk kthehej, ka fjet në varreza atëherë dhe të nesërmit është ngjit në komandë dhe prej atëherë është rreshtuar në radhët e UÇK-së. Sot nuk ishte askush në varrimin e tij, ishin shokët e luftës, ata që ishin në vijat e para të frontit për shkak se ky nuk ishte një veprimtar meqë ishte 17 vjeçar kur ishte lufta. Ne shohim shpesh në manifestime të veprimtarëve të cilët nuk duhet mohuar që kanë vepruar para luftës por gjatë luftës nuk i pamë ata veprimtarë, shumë shpesh shohim që në varrezat e dëshmorëve varrosen ish ushtarë të UÇK-së të cilëve nuk ua mohojmë kontributin gjatë luftës, mirëpo ato nuk u takojnë dëshmorëve dhe shumë shpesh dalim qesharak ndaj vetes tonë, nesër ndaj historisë”, deklaroi Besim hoda, Përfaqësues i OVL UÇK-së. /Alsat.mk