Blerim Ramadani nuk do të ekstradohet në Serbi, vendosi gjykata në Maqedoninë e Veriut
Gjykata Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin në Serbi të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani.
Lajmi është konfirmuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, përcjell bashkë.tv
“Rikujtojmë se më 17 korrik 2024, në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë, është ndaluar shtetasi ynë, z. Blerim Ramadani, ish-pjesëtar i UÇK-së, në bazë të një fletëarresti të Serbisë të lëshuar rishtazi nga INTERPOL. Z. Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nënvizoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës.