Bashke

Data e lëshimit të GTA 6 mund të shtyhet deri në vitin 2026?

Grand Theft Auto 6 është duke u bërë gati, por fansat që shpresojnë që ai të arrijë në kohë në vitin 2025 mund të zhgënjehen.

Kjo pasi që raportet e reja sugjerojnë se lëshimi i shumëpritur i Rockstar Games mund të “rrëshqasë” në një datë lansimi.

Bëhet fjalë për një shtyrje të mundshme deri në 2026 e cila mund të vije për shkak të vonesave në zhvillim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Raportohet se “personat e brendshëm me njohuri për zhvillimin e lojës” kanë thënë se ajo ka të ngjarë të dalë më vonë se sa pritej në vitin 2025, ose madje të shkojë deri në vitin 2026.

Si pasojë, Rockstar i paralajmëroi punonjësit, duke lëshuar një thirrje për punëtorët për t’i shtyrë ata të kthehen në zyrë për pesë ditë në javë në një përpjekje – sipas të tyre – për të ndaluar vonesat.

Punonjësit në kompani thuhet se që atëherë e kanë kritikuar atë vendim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë