Bashke

Deputetët e VLEN-it kërkojnë mbylljen e lojërave të fatit në internet

Deputetët e koalicionit VLEN kërkojnë interpretim autentik të nenit 7 paragrafi 3 i Ligjit për Lojërat e Fatit, përmes të cilit synojnë mbylljen e lojërat e fatit në internet, njofton SHENJA.

“Lojërat e Fatit nëpërmjet internetit që kanë hyrë edhe nëpër shtëpitë e tona me celularë dhe kompjuterë, të ndalohen. Ky është qëllimi i parë. Qëllimi i dytë bizneseve të mos ju jepen licenca dhe qëllimi i tretë është që sa për fillim, për atë kemi arrit kompromis, që të mbyllen minimalisht 50-70% të egistuesëve”, ka deklaruar Halil Snopçe, deputet i VLEN-it.

Hapi tjetër sipas deputetit të VLEN-it Halil Snopçes, është ballafaqimi me pasojat, gjegjësisht kërkesa e përgjegjësisë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë