Dhjetë vendet më të rrezikshme për vozitje – cili vend i BE-së ka numrin më të lartë të aksidenteve me fatalitet
Rrugët evropiane marrin më shumë se 20 mijë jetë në vit, sipas portalit gjerman t-online.
Më shumë se 20 mijë njerëz vdiqën në vitin 2023 në shtetet e Bashkimit Evropian në aksidente trafiku. Sa një qytet i vogël. Kjo do të thotë 47 viktima trafiku për një milion banorë.
Megjithatë, Gjermania dhe Suedia kanë shkallë të ulët të aksidenteve. Në Gjermani vitin e kaluar kishte 34 viktima trafiku për një milion banorë, ndërsa Suedia është edhe më e sigurt me 22 viktima.
Në jug dhe lindje të Evropës, rreziku është dukshëm më i lartë.
Vendet më të rrezikshme për shoferët në Bashkimin Evropian janë Bullgaria dhe Rumania (përkatësisht 82 dhe 81 viktima për milion banorë).
Shikoni renditjen e dhjetë vendeve me shkallën më të lartë të aksidenteve në BE:
1. Bullgaria (82 vdekje në trafik për milion banorë në 2023)
2. Rumania (81)
3. Letonia (76)
4. Kroacia (71)
5. Portugalia (61)
6. Greqia (60)
7. Lituania (56)
8. Italia (52)
9. Polonia (52)
10. Sllovakia (52)