Bashke

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i përjetojnë tashmë e dinë mirë çfarë i pret ndaj po ju listojmë disa mënyra si mund ta ndihmoni veten për të mos shkuar direkt tek ilaçet.

– Rri në shtëpi: E dimë që është e para zgjidhje që të shkon në mendje, por është vërtet shpëtim. Nëse mundesh të shmangësh një pjesë të lëvizjeve, bëje.

– Mbaji dritaret e mbyllura ose të mbuluara me rrjet mushkonjash: Kështu shmang futjen e polenit në shtëpi.

– Përdor maskë kur del nga shtëpia: Shmang sërish kontaktin me polenin.

– Ndrysho dietën: Ndihmo veten mes ushqimit duke shmangur bukën, pastat, çdo gjë që bëhet nga gruri. Ha oriz, quinoa dhe misër.

– Uthull molle: Pirja e përditshme e një luge uthull molle ndihmon shumë me alergjitë.

– Ndihmo sistemin imunitar: Pi vitaminë C dhe mbro sistemin imunitar me dietën tënde që alergjia të përballohet më lehtë.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë