Bashke

Diskriminimi në vepër: Qeveria sot ua ka rritë pagat vetëm profesorëve maqedonas

Punonjësit në universitetin më të vjetër shtetëror “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup nga ky muaj do të marrin paga më të larta mesatarisht për rreth 22 për qind, ndërsa në formë retroaktive do t’ju paguhet edhe dallimi për muajin janar, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ky është fillimi i përmbushjes së detyrimit të shtetit që rrjedh nga kontrata kolektive individuale e këtij institucioni të arsimit të lartë të nënshkruar më 29.12.2022, dhe me aplikim nga 1.1.2024, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Gjithsej 3000 profesorë, asistentë, persona administrativë dhe teknikë do të fillojnë të marrin një rritje të të ardhurave personale në bazë të pagës me rreth 22 për qind dhe do të ketë një rritje shtesë me një përqindje të caktuar nga muaji mars, kur pritet të rritet edhe paga minimale në shtet. Është obligim sipas marrëveshjes kolektive individuale të nënshkruar ndërmjet Sindikatës së punëtorëve të UKIM-së dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut si themelues i institucionit të arsimit të lartë, qëllimi i së cilës është përmirësimi i të drejtave, mundësive dhe gjendjes materiale të punonjësve të universitetit.

Aplikimi i marrëveshjes pritet të rrisë ndjeshëm motivimin për punë dhe cilësinë e procesit mësimor-shkencor, në interes të studentëve dhe krijimit të brezave më cilësorë që do të integrojnë dhe menaxhojnë me sukses proceset shoqërore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në koordinim me institucionet tjera kompetente, do të avokojë që avancimi i të drejtave të punonjësve në arsimin e lartë dhe shkencën të vazhdojë edhe në të ardhmen, dhe prioritet do të jetë nxitja e lidhjes së kontratave të reja kolektive me universitetet.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë