Bashke

“Doner kebapi” sherr mes Turqisë dhe Gjermanisë

Gjermania dhe Turqia janë kapur për specialitetin tradicional turk i njohur si “doner kebap”, përcjell INA.

Mosmarrëveshja mbi specialitetin filloi në prill kur Turqia paraqiti një kërkesë për të regjistruar emrin “doner” si “specialitet tradicional i garantuar” në të gjithë Evropën, që do të thotë se etiketa mund të përdoret vetëm nga prodhuesit që ndjekin metoda të caktuara të prodhimit dhe specifikime për mishin nga i cili bëhet qebapi, transmeton AP.

Por, Gjermania pretendon se kjo do të krijonte pengesa të mëdha burokratike dhe do të rriste çmimin e pjatës popullore.

Duke qenë se tema e kostos së jetesës shqetëson votuesit përpara zgjedhjeve vendimtare rajonale të shtatorit në Gjermani, Berlini zyrtar vuri veton ndaj kërkesës së Turqisë.(INA)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë