A do të jetë ndonjëherë në gjendje ChatGpt të marrë telefonin dhe të zhvasë informacion nga çdo zyrë policie për atë që ndodhi në qytet një natë më parë?
A do të jetë ndonjëherë në gjendje një robot apo ndonjë gjë që i ngjan atij të shohë një fakt, të vlerësojë vlerën e tij të lajmeve dhe të bëhet vetë burimi kryesor?
Përgjigja e këtyre pyetjeve është ndoshta më qetësuesja nga të shumtat e dëgjuara deri më tani për të ardhmen e gazetarisë.
Drejtori i “New York Times”, Joe Kahn, ia dha këtë përgjigje një grupi studentësh të mbledhur në Firence nga Observatori i Botuesve të Rinj të Andrea Ceccherini.
Kahn është një reporter i modës së vjetër: ai fitoi Pulitzer-in e parë në provincën amerikane me një vepër kolektive kundër dhunës ndaj grave, në Dallas Morning News.
Të dytin, në vitin 2006, e fitoi me një hetim në sistemin gjyqësor kinez.
Sot ai drejton organin më me ndikim dhe tradicional të shtypit në botë, me dhjetë milionë abonentë dhe 500 milionë dollarë në vit për të paguar një ekip redaktues prej 1 mijë e 500 gazetarësh.
Kahn beson fuqishëm se asnjë përparim në inteligjencën artificiale nuk do të zëvendësojë kurrë punën e gazetarëve.
E megjithatë dukuria duhet të qeveriset sepse “veçanërisht në afat të shkurtër do ta përkeqësojë informacionin”.
Disponueshmëria e lajmeve pa kërkime do të bëhet gjithnjë e më e lehtë dhe pa verifikim dhe përdorimi i inteligjencës artificiale do të rrisë polarizimin dhe dezinformimin.
Në përgjigjet e shumta të drejtorit të Times për studentët konfirmohet ajo që duket banale, por që nuk është: rregullat e gazetarisë së mirë janë gjithmonë të njëjta.
Ajo që ka rëndësi është para së gjithash të kesh “lajme të dorës së parë”.
Kahn na fton të jemi të kujdesshëm ndaj asaj që kalon në rrjetet sociale, “informacionet e grumbulluara ose agregatet e agregatit”.
Mjete të cilat, nëse nuk trajtohen me shkëputje, nxisin flluskat e informacionit dhe “egocentrizmin e individëve”. Duhet “të bëjmë si dikur, të gërmojmë dhe të kërkojmë burime origjinale”.
Rregullat janë ende të njëjta, por të bësh gazetari të mirë është gjithnjë e më e vështirë.
“Bota është plot me agjenci të inteligjencës që përpiqen të ndikojnë në media dhe nuk do të thosha se ato amerikane janë më të mira për ta bërë këtë se të tjerët, sigurisht më pak se ato ruse”.
Ashtu siç është gjithnjë e më e vështirë lëvizja në zonat e luftës: “Gazeta ime formalisht protestoi ndaj ushtrisë izraelite për mënyrën se si e menaxhuan hyrjen e gazetarëve në Rripin e Gazës. Sot është më e lehtë të punosh në Rusi sesa atje”.