Bashke

E gjithë vëmendja në Poloni, Gjimshiti kundër Mbappe për Superkupën e Europës

Të gjithë në mbrëmje do të jenë “sy e veshë” nga Polonia. Në Varshavë do të luhet finalja e Superkupës së Europës.

Dy ekipe “big” do të sfidohen mes tyre në stadiumin “PGE Narodoëy”, takim që do të startojë në orën 21:00. Atalanta do të sfidojë Real Madrid.

Bergamaskët vijnë si fitues të Europa League, ndërsa nga krahu tjetër madrilenët si triumfatorët e Champions League dhe përballë njëri-tjetrit do të kërkojnë trofeun e Superkupës për të nisur kështu sezonin e ri me “këmbën e mbarë”

Berat Gjimshiti do të jetë pikërisht përballë Kylian Mbappe. Një përballje mjaft interesante, me mbrojtësin e Kombëtares që do të synojë të dalë fitimtar ndaj yllit francez.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë