Me një postim në X, Elon Musk ka bërë shaka për faktin që dy aplikacionet në pronësi të Meta-s janë jashtë funksionit.
“Nëse po e lexoni këtë post, është sepse serverat tanë punojnë”, shkruan Musk.
Përdoruesit e rrjeteve sociale në të gjithë botën po raportojnë se kanë probleme në përdorimin e aplikacioneve të ‘Facebook’ dhe Instagram.
Problemi i përgjithshëm i raportuar, është fakti që të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale janë nxjerrë nga llogaritë e tyre përkatëse dhe nuk mund të kyçen më.
Kompania ‘META’, nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar