Bashke

Falë teknologjisë, 68-vjeçarja e paralizuar mund të flasë sërish

Studiuesit në Kaliforni kanë zbuluar dy ndërfaqe të reja tru-kompjuter (BCI) që përkthejnë sinjalet e trurit në fjalë.

Ata kanë mundur që në dy persona që nuk mund të flasin, me anë të pajisjeve të aktivizojnë “të folurit”. Ky proces është arritur të realizohet në një shpejtësi katër herë më të madhe se me çdo pajisje të mëparshme.

“Tani është e mundur të imagjinohet një e ardhme ku ne mund t’i mundësojmë dikujt me paralizë që të flasë rrjedhshëm. Ata mund të thonë lirshëm gjithçka që duan të thonë me një saktësi mjaft të lartë,” tha Francis Willett, bashkë-krijues i njërës prej pajisjeve.

Lëndimet e trurit, çrregullimet neurologjike, goditjet në tru dhe probleme të tjera shëndetësore, ua kanë bërë disa njerëzve të pamundur të flasin. Edhe pse ata e kuptojnë gjuhën dhe dinë se çfarë duan të thonë, trupi i tyre thjesht nuk bashkëpunon.

Pat Bennett është një prej tyre. 68-vjeçarja u diagnostikua me sklerozë laterale amiotrofike (ALS) rreth një dekadë më parë dhe ndërsa sëmundja përparonte, ajo humbi aftësinë për të lëvizur muskujt e nevojshëm për të prodhuar të folurën e deshifrueshëm.

Ajo mund t’i shkruajë në tastierë gjërat do të thotë, por procesi po bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Ku është risia?

Bennett ka rifituar aftësitë e saj për të “folur” me shpejtësi mesatare nga 60 deri në 80 ëpm (fjalë për minutë) falë BCI-ve të reja të të folurit, të cilat përdorin një kombinim të implanteve të trurit dhe algoritmeve të trajnuara kompjuterike për të përkthyer mendimet në tekst.

Rekordi i mëparshëm për të folur me një BCI ishte vetëm 18 ëpm . Sistemi i Bennett u zhvillua nga një ekip në Universitetin Stanford.

Si funksionon?

Në vitin 2022, Bennett iu nënshtrua një operacioni për të vendosur katër sensorë në shtresën më të jashtme të trurit të saj në zona që dihet se luajnë një rol në të folur. Telat e artë që rrjedhin nga implantet e trurit lidhen me një portë në kafkën e saj.

Pasi lidhi portin me një kompjuter, ajo kaloi rreth 100 orë, në 25 seanca, duke u përpjekur të përsëriste fjali nga një grup i madh të dhënash.

Duke analizuar aktivitetin e trurit të saj gjatë këtyre seancave, një algoritëm kompjuterik mësoi se çfarë ndodhte në trurin e saj kur ajo tentonte të artikulonte secilën nga 39 fonemat bazë, njësitë e tingullit, të tilla si “sh” ose “t” – në gjuhën angleze.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë