Bashke

FOTO/ 23 vjet nga vrasja e 10 anëtarëve të familjes Zymberi nga Sllupçani

24 Maji për familjen Zymberi nga fshati Sllupçan përkujton ngjarjen me tragjike dhe historike qe i ka ndodhur kësaj familje në vitin 2001 .

Sot si çdo 24 maj në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në fshatin Sllupçan përkujtohen 10 martirët e familjes Zymberi, të cilët ranë në altarin e lirisë gjatë luftës së vitit 2001, mes forcave maqedonase të sigurisë dhe UÇK-së, përcjell INA.

10 anëtaret e kësaj familje humbën jetën nga granatimet e forcave maqedonase të sigurisë, deri sa po qëndronin ne bodrumin e shtëpisë në fshatin Sllupçan. Në këtë periudhë po zhvilloheshin luftimet më të ashpra midis forcave shtetërore të sigurisë dhe UÇK-së në zonën e Karadakut, ku në shumë vendbanime kishte civil të strehuar dhe që nuk kishin braktisur shtëpitë e tyre.

Por atë ditë të kobshme të 24 majit të 2001, familja Zymberi humbi 10 anëtarë të familjes, mes tyre edhe fëmijë, të rinj, gra e pleq.

Familjarët gjithmonë kujtojnë çastin tragjik, kur nga granatimet e pandalshme, një predhë kishte goditur një pjesë të shtëpisë dhe bodrumin, ku ishin strehuar familjarët. Ngjarja e kobshme kishte ndodhur rreth orës 10:10 te mëngjesit, ku nga ky sulm e humbën jetën gruaja dhe djali i Skender Zymberit ,36 vjeçarja Selvije dhe djali 8 vjeçar , vajza Hisnija 2 vjeçare, Syzane, Mersim, Selvije , Hisnija, Neale, Fitore, Nirimane, Valbona, Jenuz, Fitim, të gjithë anëtarë të familjes Zymberi.

Për këtë krim lufte kundër civilëve asnjëherë askush nuk mori përgjegjësi dhe nuk doli para drejtësisë. (INA)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë