Bashke

Fronti opozitar shqiptar: Javën e ardhshme zyrtarizojmë bashkëpunimin për zgjedhjet

Organet partiake të partive që përbëjnë Frontin opozitar shqiptar Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike javën e ardhshme pritet të sjellin vendime për të zyrtarizuar bashkëpunimin për zgjdhjet e ardhshme.

Fronti opozitar shqiptar gjithashtu hap dyert për t’u bashkuar në këtë bllok intelektualët, OJQ-të dhe subjektet tjera dhe gjithkush që e dëshiron ndryshimin në Maqedoninë e Veriut.

Gjegjësisht, në ditët në vijim, organet e çdonjërës nga partitë tona, do të mbajnë takimet e tyre të brendshme, ku pritet të mirren vendime të rëndësishme, siç është ajo për gatishmërinë dhe formalizimin e bashkëpunimit mes partive opozitare, duke përfshirë vendimin për emrin, logon e kështu me rradhë. Rrjedhimisht nga java e ardhshme do të mund të zyrtarizohet koalicionin i partive opozitare.

Shkurt e shqip, prej të hënës e andej disa njerëzve dhe subjekteve do t’i prishtet komoditeti sepse do të ndjenjë rrufen që po vjen, por për shqiptarët do të lind shpresa e ndryshimit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë