Bashke

Ganiu pyet ministrat e BDI-së: A hiç sju vjen marre çka po i bëni fëmijëve e qytetarëve të Çairit?!

Hiç më larg se dje ne banorët e Çairit ishim dëshmitarë të goditjeve të ashpra që ua bën ministrat e BDI-së 10.000 nxënësve tanë dhe 10 shkollave tona, duke ua shkurtu bllok dotacionet për arsimin fillor. Dhe dje prapë na goditën duke votuar kundër projektit tonë për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimit në Dizhon të Çairit.

Pikërisht këta qeveritarë të BDI-së, po mbrëmë erdhën në Çair për të demonstruar forcë me gjithë ato vetura super luksoze e me bodi-garde. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02afHrkxsX716n48bQtPrHu1po6SDyRymPpXuj58MQGTcb4uo9hpsp3Y8We2RtzEtKl&id=100002009962234&mibextid=Nif5oz

E pas gjithë kësaj më vjen në mend vetëm një pyetje për ministrat e BDI-së: A HIÇ BRE SPO JU VJEN MARRE ÇKA PO I BËNI FËMIJËVE E QYTETARËVE TË ÇAIRIT?

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë