Bashke

Gjyqtarët shqiptarë sot gjykojnë ndeshjen më interesante në UEFA Conference League

Sonte zhvillohet ndeshja mes Ajaxit dhe Aston Villas, e vlefshme për 1/8 e finales në UEFA Conference League.

Këtë takim do ta gjykojnë gjyqtarët nga Shqipëria dhe padyshim se është takimi më interesant i këtij raundi, shkruan Indeksonline

Gjyqtari kryesor për këtë duel do të jetë Enea Jorgji, me dy asistentët: Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Gjyqtari i katërt do të jetë Eldorjan Hamiti, kurse në VAR, Luca Pairetto dhe Aleandro Di Paolo (nga Italia).

Takimi i parë mes Ajaxit dhe Aston Villas zhvillohet nga ora 18 e 45 në stadiumin “Johan Cruijff Arena”.

Kujtojmë që te skuadra nga Holanda luan portieri shqiptar, Diant Ramaj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë