Bashke

Granit Osmani: E si po mendon bre Blerim Bexheti, që shqiptarët e kanë harruar vasalitetin e juaj ndaj VMRO-së

Granit Osmani nga koalicioni VLEN i ka shkruar një porosi krerëve të BDI-së, duke i rikujtuar bëmat dhe skandalet e tyre gjatë qeverisjes dy dekadëshe, shoqëruar me vrasje të ish-komandantëve, zgjedhjen e prokurorëve maqedon, rastet e montuara, etj.

“Për keqardhje është fakti se kush po na sulmon!

Nuk jeni të denjë as për opozitë!
E si po mendon bre Blerim, që shqiptarët e kanë harruar vasalitetin e juaj ndaj VMRO-së, kur e lutshe Musën që t’ia falni një pozitë të prokurorit maqedonasve se “me një shqiptar më shumë nuk do hyni në xhenet”.

E kur flitni për përgjegjësi, ua rikujtojmë kush ishte në qeveri kur u vranë djemtë më të mirë të kombit, ushtarët e UÇK-së, kur ishte periudha më e vështirë, kur u denuan dhe persekutuan shqiptarët me rastet më të rënda dhe më të dhimbshme që u inskenuan gjatë bashkëqeverisjes suaj pikërisht me VMRO-në e Nikolla Gruevskit dhe njëherë të vetme nuk reaguat, një fjalë se thatë.

Përgjigjen më të mirë për këto e dha populli, po e pranuat dhe ju, po ju citoj: “koalicioni VLEN është ndërgjegjëse duke mbrojtur krenarinë dhe nderin e shqiptarëve si pjesë e qeverisë”, ka shkruar Osmani.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë