Një grua kineze është bërë lajm në mbarë botën për faktin se ka përjashtuar tre fëmijët e saj nga testamenti, duke ia lënë të gjithë trashëgiminë kafshëve shtëpiake që mbante.
E moshuara nga Shangai, me mbiemrin Liu, ka vendosur të lërë pasurinë e saj prej 20 milionë juanë, ekuivalente me 2.59 milionë euro, për qenin dhe macen e saj.
Përballë neglizhencës së njerëzve të saj të dashur, ajo vendosi t’ia ndante pasurinë dy kafshëve të saj shtëpiake që i bënin gjithmonë shoqëri.
Në këtë mënyrë, sipas testamentit të Liut, të gjitha paratë duhet të përdoren për t’u kujdesur për kafshët e saj dhe pasardhësit e tyre, nëse qeni dhe macja do të kenë në të ardhmen. Për këtë, ajo ka caktuar një klinikë veterinare lokale si administratore të trashëgimisë së saj.
Sipas mediave lokale në Kinë, është e paligjshme që një person t’ua lërë të gjitha pasuritë kafshëve shtëpiake. Megjithatë, rruga që ka zgjedhur kjo grua, duke ia lënë pasurinë kafshëve indirekt, nëpërmjet klinikës veterinare, është mëse e ligjshme.