Bashke

“Humbje e trefishtë e Erdogan në zgjedhjet lokale”, “Reuters”: Turqit e ndëshkuan!

Partia kryesore opozitare e Turqisë fitoi në qytetet kyçe në zgjedhjet lokale të së dielës. Kjo shihet si një humbje të trefishtë për Rexhep Tayyip Erdogan, pasi kandidatët e mbështetur nga presidenti turk humbën beteja elektorale në të tre bashkitë kryesore, Stamboll , Ankara dhe Izmir, të cilat mbetën në duart e kryebashkiakëve opozitarë.

Me më shumë se 98%, kryetari aktual i Stambollit, Ekrem Imamoglu , i Partisë Popullore Republikane (CHP) po fiton me një diferencë të madhe në qytetin më të madh dhe qendrën financiare të Turqisë, shkruan Reuters.
Mansur Yavas, kryebashkiaku i Ankarasë, mbajti pozicionin e tij me një diferencë mahnitëse prej gati 30 pikësh ndaj kundërshtarit të tij, ndërsa kandidati i CHP-së në Izmir kryeson me 11 pikë.

Në përgjithësi, CHP fitoi 36 komuna nga 81 provincat e Turqisë, sipas Anadolu, duke hyrë në disa bastione të partisë së Erdoganit. Ajo fitoi 37% të votave kombëtare, krahasuar me 36% për partinë e presidentit, duke shënuar fitoren më të madhe elektorale të CHP që kur Erdogan mori pushtetin dy dekada më parë.

Nga ana e tij Erdogan e pranoi humbjen e tij zgjedhore në një fjalim të mbajtur nga pallati presidencial, duke thënë se “31 marsi për nuk është fundi, por është një pikë kthese”. /abcnews.al/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë