Bashke

Ibrahimi: Blendi Fevziu ka rënë aq poshtë, shfrytëzohet nga Artan Grubi!

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka kritikuar ashpër paraqitjen e gazetarëve nga Shqipëria e Kosova që ishin prezent të dielën në seancën e votimit të qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut. Ibrahimi tha se, ata janë shfrytëzuar në mënyrë shumë të ulët nga zv.kryeministri i RMV-së, Artan Grubi për të bërë propagandë për BDI-në.

“Të vije keq kur një Blendi Fevziu vjen këtu dhe degradohet në aso mënyre që të mos e dije se çfarë ndodh këtu por më duket që ky është një sihariq I mirë se këto janë fishekët e fundit që mundohet t’i shfrytëzoj Artan Grubi dhe makineria e tij “gabelsiane” e propagandës për shkak se s’ka mbetur asgjë tjetër vendore që të shfrytëzohet për të ndërtuar një narracion të fitores”, tha Zeqirija Ibrahimi në një intervistë për gazetën LAJM.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë