Irani ka nisur mbrëmjen e sotme sulmin hakmarrës ndaj Izraelit duke lëshuar dhjetëra drone kamikazë, të cilët raportohet se do të duan disa orë që të godasin objektivat.
Teherani kishte paralajmëruar prej ditësh se do të përgjigjej ashpër ndaj izraelitëve, pasi këta të fundit bombarduan konsullatën iraniane në Siri, duke vrarë 7 persona që ndodheshin brenda./aktuale