Bashke

Izet Mexhiti: Më vjen keq në çfarë derexhe ka ra Ali Ahmeti me mend e Artan Grubit

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se e njeh mirë kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe i vjen keq se “në çfarë derexhe ka ardhur me mend e Artan Grubit”.

“Që tash e them unë që BDI është në histori. BDI është e sigurt që shkon në opozitë. BDI-s i ka skaduar afati, BDI-në nuk e qojmë ne në opozitë por populli shqiptar. Me këto njerëz që është i rrethuar nuk e di sa do mbijetoj, tre muaj apo gjashtë muaj nuk mbijeton në opozitë. Ngase këto që e kanë rrethuar të parët do ta braktisin”, tha Izet Mexhiti.

Mexhiti tha se arsyet se përse nuk është fituar BDI më herët është për shkak se ajo çdoherë ka qenë e sulmuar në ato elemente që ka qenë më e fuqishme, siç janë themelet kombëtare./tvshenja

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë