Lëvizja Demokratike sonte ka mbajtur një takim me aktivistët në fshatin Çerkez të Kumanovës.
“Sonte kisha kënaqësinë e veçantë që bashkë me shokë e bashkëveprimtarë të jemi në fshatin Çerkez të Kumanovës.
Dalëngadalë po i afrohemi fundit të këtij viti, me shumë zhgënjime, por definitivisht me bindjen e thellë dhe përkrahjen pa rezervë të qytetarëve për të sjellur NDRYSHIMIN E MADH në vitin e ri!
Kjo energji na percjelli edhe në takimin e sontëm në Çerkez ku bashkarisht u zotuam për angazhim maksimal për të mirën e qytetarëve tanë!
Faleminderit nga zemra për përkrahjen!
#Lëviz #NDRYSHIMIPOVJEN”, ka shkruar lideri i LD-së Izet Mexhiti.