Bashke

Izet Mexhiti: Unë jam një nga investitorët e Memorialit të Sopotit

Kryetari i LD-së në emision debativ të Kanal 5, së bashku me Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës, i tha troç këtij të fundit se vetë ai është investitor i Memorialit të UÇK-së në Sopot.

“UÇK është ndjenjë e paprekshme për shqiptarët dhe nëse doni ta dini pra, unë jam një nga investuesit e Memoriali të UÇK-së në Sopot”, vrullshëm ka thënë Mexhiti.

Ndaj kësaj kreu i Kumanovës ka replikuar se në këtë rast Mexhiti duhet të ndiqet penalisht dhe se duhet të rrënohen si objekte dhe Mexhiti ia ktheu se nëse është ashtu duhet të fillohet me rrënimin e objektit të “branitellave” para Kuvendit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë