Izraeli dhe Hamasi janë përfshirë për herë të parë në listën e Kombeve të Bashkuara për shkelje të të drejtave të fëmijëve.
Në raportin vjetor i tha se lufta në Izrael dhe Gaza, si dhe në Ukrainë dhe Sudan, çoi në një numër të paparë fëmijësh të vrarë dhe të plagosur në vitin 2023.
Raporti tha se vitin e kaluar është parë një “rritje tronditëse prej 21 për qind në shkeljet e rënda” kundër atyre nën moshën 18 vjeç në të gjitha konfliktet, derisa lufta e Izraelit dhe Hamasit ka parë një rritje prej 155 për qind, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha duke u bazuar në raport tha se forcat izraelite u përfshinë për herë të parë për vrasjen dhe gjymtimin e fëmijëve nga IDF dhe sulmin ndaj shkollave dhe spitaleve.
Hamasi, sipas raportit gjithashtu është përfshirë në vrasjen, plagosjen dhe rrëmbimin e fëmijëve.
Në total, raporti i OKB-së tha se “rreth 19 mijë e 887 fëmijë palestinezë u raportuan të vrarë ose të gjymtuar” në të gjithë Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.
Ata shtojnë “raportet janë në pritje të verifikimit”.