Bashke

Ja sa banorë ka Kosova, shpallen rezultatet paraprake nga ASK (VIDEO)

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Drejtori i ASK, Avni Kastrati ka shpallur rezultatet paraprake, ku janë të grumbulluar të dhënat e popullsisë rezidente dhe popullsisë jorezidente, e cila vijon të regjistrohet deri në muajin gusht, përcjell INA.

Sipas të dhënave të publikuara paraprake del se në Kosovë jetojnë 1,586,659 banorë rezident, ku prej tyre 795,046 meshkuj dhe 791,614 femra.

Kastrati theksoi se nga dhënat e deritanishme nga diaspora, janë regjistruar mbi 600 mijë banorë.

Regjistrimi i popullsisë u organizua këtë vit, ku procesi nisi më 17 maj dhe përfundoi më 24 maj, ndërsa rezultatet finale të shpallen në fund të vitit. Këto rezultate finale nuk pritet të ndryshojnë shumë në numrin total nga numrat e të dhënave paraprake.

Regjistrimi i parë pas pavarësisë së vendit ishte në vitin 2011, ku popullsisa e Kosovës ishte mbi 1.7 milionë banorë. (INA)

https://www.facebook.com/watch/?v=1683046275764616

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë