Bashke

Jetëhumbje e dhembshme në futbollin shqiptar, Egnatia humb yllin afrikan

Një jetëhumbje e dhembshme ndodhi këtë të shtunë në Superioren shqiptarë, në fushën e Rrogozhinës, ku luhej takimi kryesor i javës mes dy kryesuesve, Egnatias dhe Partizanit.

Futbollisti i ekipit rrogozhinas, supriza e këtij sezoni, ganezi Rafael Dwamena, ndërroi jetë në spital pasi më herët u plandos në fushë krejt papritmaz. Futbollisti afrikan 28-vjeçari ra pa ndjenja në kulmin e lojës, siç thuhet, pasi kishte problem në zemër, gjë që mendohet të jetë dhe shkaku i jetëhumbjes së tij.

Mjekët i dhanë ndihmën e parë në fushën e lojës, duke u dërgua më pas menjëherë me ambulancë në spital.

Raportohet se ai ishte diagnostikuar me probleme në zemër në vitin 2020 dhe mjekët e kishin këshilluar që të mos luante më futboll. Megjithatë, me një çip në trup, sezonin e kaluar ai u bë pjesë e Egnatias, duke qenë dhe një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit shqiptar. Ishte njëherësh golëshanuesi më i mirë i ekipit të tij, që dhe për meritë të të cilit Egnatia po bënte histori suksesi. /tesheshi.com/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë