Kjo gjë na ndodh shpesh dhe për më tepër është nervozuese dhe e pakontrollueshme. Por çfarë e shkakton dhe si mund ta bëjmë të ndalojë?
Dridhja e qepallës ose siç njihet në gjuhë shkencore, myokymia, ndodh kur muskujt dhe nervat rreth syrit simulohen.
Protagonistë të këtij problemi, përpos dëmeve të tjera që shkaktojnë, janë edhe alkooli, duhani apo kafeina.
Dhe në fund, është stresi. Çdo situatë stresuese,pozitive apo negative qoftë ajo, shkakton tik-e nervore.
Nëse doni që qepallat tuaja të mos ju “tradhëtojnë” tek të tjerët, atëhere merrini gjërat me qetësi!
Tik-u nervor i syrit është diçka jo shqetësuese, por vetëm nëse ndodh rrallë.