Bashke

Kallëzim penal ndaj Kurto Dudushit

SPB në Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër Kurto Dudushit, kryetar i Komunës së Shuto Orizarës dhe Partisë Rome.

Ai akuzohet se ka emëruar për drejtor të një çerdhe një person që nuk kanë qenë të punësuar në atë institucion, përcjell INA.

“SPB Shkup – Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike ka paraqitur kallëzim penal kundër K.D (49). Kjo ka ndodhur gjatë periudhës 2020 dhe 2024, ku janë shkelur dispozitat ligjore dhe është vepruar në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve – neni 126.

Dudush ka emëruar drejtor të kopshtit të fëmijëve, persona që nuk kanë qenë të punésuar në ate institucion edhe pse me ligj thuhet qartë se drejtori i zgjedhur duhet të jetë i punësuar në ate institucion.

Partia e Kurto Dudush së fundi u bë pjesë e Frontit Evropian./ina

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë