Bashke

Këshilltarja e BDI-së në Çair kalon te LD-ja e Izet Mexhitit

 

Këshilltarja e Bashkimit Demokratik për Integrim në Këshillin e Komunës së Çairit Nerimane Aktashi nga sot i është bashkangjitur Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit.

Lajmin e ka bërë te ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, Jetmir Asani, kryetar i Këshillit të komunës së Çairit.

“Nerimane Aktashi është këshilltare në Komunën e Çairit, deri tani ishte pjesë e BDI, ndërsa nga sot i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike. Gjithashtu është profesionise e fushës së Ekonomisë. Kuadrot e reja si Nerimanja i nevojiten vendit tonë.
#MIRËSEVJEN”, ka shkruar Asani.

Zonja Aktashi është profesioniste e fushës së Ekonomisë.

 

https://www.facebook.com/share/p/86SVXYdgybBQ8ys5/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë