Bashke

Klubi i Serie A zyrtarizon Alen Sherrin

Klubi i Kaljarit ka bërë zyrtar nënshkrimin me Alen Sherirn, duke dekretuar kalimin e tij nga radhët e Egnatias në klubin e Serisë A.

Nëpërmjet njoftimit zyrtare, kuqeblutë e Sardenjës bënë të ditur se kishin nënshkruar deri në vitin 2027 me futbollistin shqiptar, i cili do të nisë që sot punën me skuadrën e re për këtë aventurë shumë interesante në karrierën e tij.

“Cagliari Calcio ka kënaqësinë të njoftojë blerjen e të drejtës për paraqitjet sportive të futbollistit Alen Sherri i cili transferohet nga Egnatia në mënyrë të përhershme dhe ka nënshkruar kontratë me klubin kuqeblu deri më 30 qershor 2027.

I lindur në Shkodër, në Shqipëri, portieri i datëlindjes 1997 u rrit në ekipin e të rinjve të Vllaznisë, ku debutoi me ekipin e parë më 12 prill 2015 – në moshën 17-vjeçare – kundër Tiranës. Në verën e vitit 2020 u transferua te Laçi, ende në kampionatin më të lartë shqiptar, ku në dy sezone luajti 53 ndeshje ndërmjet kompeticioneve kombëtare dhe kualifikueseve për Kupat e Europës. Pas transferimit te Egnatia me të cilin fitoi si protagonist Kupën 22/23 dhe në sezonin e sapombaruar kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë.

Pasi luajti me përfaqësuesen U21 të vendit të tij, ai bëri debutimin e tij në portë për Kombëtaren e të rriturve më 9 nëntor 2022.

Fizik imponues, 197 centimetra i gjatë, Sherri është një portier i mirë mes shtyllave, i guximshëm në ajër, i zoti edhe me këmbë, cilësi që di ta mbështesë në fazën e vendosjes.

Vendosmëria dhe një dëshirë e madhe për t’ia dalë: mirë se erdhe në Sardenjë, Alen!”, njofton skuadra italiane.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë