Bashke

Koalicioni VLEN sonte publikon logon dhe sloganin për zgjedhjet e dyfishta

Koalicioni VLEN sonte në mbrëmje do të publikon logon dhe sloganin me të cilin do të garon në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Ashtu si për logon edhe për slloganin mësohet se ekipet e katër partitë që përbëjnë koalicionin opozitar kanë punuar gjatë dhe me shumë seriozitet për të pasur sa më atraktive logon përfaqësuese dhe sloganin kryesor.

Mësohet se ky hap nga koalicioni opozitar vjen një ditë para se kreu integrist, Ali Ahmeti të shpall koalicionin “Fronti Evropian” që pritet të përbëhet nga Ziadin Sela, Skender Rexhepi dhe Arjanit Hoxha.

Kujtojmë që partitë nuk janë ndalur edhe përkundër muajit të Ramazanit. Nga koha e iftarit krerët partiak nuk janë ndaluar as edhe në mesnate duke zhvilluar takime me qytetarët.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë