Bashke

Komuna e Çairit përkujton viktimat e masakrës së Srebrenicës

Komuna e Çairit dhe Komuniteti boshnjak sot kanë përkujtuar viktimat e masakrës së Srebenicës , ku 29 vite më parë, janë vrarë në mënyrën më mizore mbi 8300 civilë të pa mbrojtur, raporton SHENJA.

Para Memorialit të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës në Parkun e Çairit, u bënë homazhe për viktimat, ndërsa nuk munguan as disa poezi kushtuar tyre, dhe më pas u shpalosen edhe disa piktura me domethënie për Srebenicës.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili mbajti fjalim para të pranishmeve, tha se ky memorial është i vetmi i llojit të tij jashtë territorit të Bosnjes, dhe siç tha, i dedikohet qëndresës epike të popullit boshnjak në përpjekjet shekullore për ekzistencë.

““Kjo ditë në vete ka dhimbje të hatashme, por ka edhe mburrje që ja kemi arritur të kemi një llojë të këtillë epitafi dhe vendi përkujtimor, ku ju komuniteti boshnjak bashkarishtë me ne, tani më katër vite me radhë po përkujtojmë gjenocidin e Srebenicës, dhe përmes këtij epitafi, jo vetëm një herë në vit, por çdo ditë, çdo herë që të kalojmë pran këtij simboli do të përjetojmë një copë mozaiku të dhimbjes boshnjake dhe përpjekjes së tyre për të ecur në histori”, ka deklaruar Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë