Koreja e Jugut ka miratuar një ligj të ri që synon heqjen e shitjes së qenve dhe mishit të qenit deri në vitin 2027, si dhe praktikën shekullore të ngrënies së mishit të qenit në këtë vend.
Sipas ligjit të ri, do të ndalohet mbarështimi apo therja e qenve për konsum, si dhe shpërndarja apo shitja e mishit të qenit. Ata që se respektojnë ligjin, do të vuajn burgun.
Sipas statistikave të qeverisë, Koreja e Jugut kishte rreth 1,600 restorante të mishit të qenve dhe 1,150 ferma qensh në vitin 2023.
Presidenti aktual Yoon Suk Yeol dhe Zonja e Parë Kim Keon Hee janë adhurues të njohur të kafshëve, ata kanë deri në gjashtë qen dhe zonja Kim ka bërë thirrje për t’i dhënë fund praktikës së ngrënies së qenve.