Bashke

“Korrupsioni”, Transparency International: Ndryshimet në Kodin Penal mbeten shqetësimi kryesor

Maqedonia e Veriut është ngritur për dy shkallë apo 42 pikë sa i përket renditjes në Indeksin për Perceptimin e Korrupsionit, por vendi është larg çrrënjosjes së kësaj dukurie. Në raportin e fundit të bërë publik Transparency International Maqedonia e Veriut renditet e 76-ta nga gjithsej 180 vende. Ndryshimet në Kodin Penal përmenden si shqetësimi kryesor i përparimit të dobët të vendit në luftën kundër korrupsionit.

“Në shtator të 2023, si vërejtje negative, kuvendi e dëmtoi ndjeshëm gjyqësorin ku në mënyrë jo transparente dhe të përshpejtuar, deputetët ndryshuan Kodin Penal i cili solli uljen e dënimeve dhe shkurtimin e afatit të vjetërsimit të veprave penale për shpërdorim të pozitës zyrtare, ku rreth 200 çështje për korrupsion do të vjetërsohen, në të cilat janë të përfshirë ish-zyrtarëve të lartë. Dhe këtë vërejtje që e dha Transparency International hyri edhe në raportin e indeksit të korrupsionit”, tha Bllagoja Pandovski, kryetar i Transparency International në RMV.

Përveç përshpejtimit të ndryshimeve në Kodin Penal që ka ndikuar në uljen e pikëve në luftën kundër korrupsionit, në raportin e Transparency International janë përfshirë edhe punësimet parazgjedhorë por edhe rasti i fundit në M-NAV. Edhe pse vendi ynë ka progres të vogël nga viti i kaluar edhe më tej mbetet në shoqërinë e Hungarisë, Moldavisë, Trinidadit dhe Tobagos dhe Burkina Fasos. Nga rajoni, Sllovenia, Kroacia, Greqia, Mali i Zi dhe Bullgaria renditen më mirë se Maqedonia e Veriut, ndërsa Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Bosnjë- Hercegovina kanë rezultate më të ulëta në luftën kundër korrupsionit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë