Turku Sulltan Kosen nga qyteti i Mardinit, është 2 metra e 51 centimetra i gjatë dhe mban titullin e njeriut më të gjatë në botë.
Burri më i gjatë në botë Sulltan Kosen nga Turqisë, i gjatë 2.51 metra u takua në Kaliforni të SHBA-së me gruan më të shkurtër në botë, indianen Jyoti Amge, e cila është 62.8 centimetra e gjatë.
Kosen dhe Amge hynë në Librin e Rekordeve Guinness në vitin 2011 dhe që atëherë nuk kanë patur konkurrencë.
Përveç gjatësisë së tij, turku gjithashtu hyri në Librin e Rekordeve Guinness në vitin 2009 edhe për shuplakën e tij 27.5 centimetra të gjatë dhe shputën 36.5 centimetra.
Pas gjashtë vitesh, Kosen dhe Amge janë takuar sërish në Kaliforni, ku kanë ngrënë mëngjes së bashku dhe në fund kanë bërë një foto si kujtim.
Të dy po udhëtojnë për në Los Angeles të martën me ftesë të një producenti amerikan që do të përjetësojë takimin e burrit më të gjatë dhe gruas më të shkurtër në botë.
Kosen dhe Amge u takuan gjithashtu në Kajro në vitin 2018 me ftesë të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Egjiptit dhe më pas vizituan piramidat e Gizës.