Bashke

LEN: BDI po rikthen komunizmin dhe konceptin e “shqiptarëve të ndershëm”

Lidhja Europiane për Ndryshim me shqetësim po ndjek fushatën e BDI dhe Këshillin gjyqësor për shkarkimin e zonjës Besa Ademi nga pozita e Kryetares së Gjykatës Supreme.

Rikujtojmë opinionin se lufta për shkarkimin e zonjës Ademi ka për qëllim kthimin e Gruevskit dhe amnestimin e plotë të tij!

Strategjia per komprometimin e zonjës Ademi është prodhuar në Ministrinë e propagandës të Artan Grubit, ndërsa fushata realizohet përmes portaleve-fantome të cilat e kanë selinë në po këtë minisitri.

Paralajmërimet e sotme për shkarkimin e zonjës Ademi nga posti i Kryetares së gjykatës konfirmojnë se Lidhja Europiane për Ndryshim kishte te drejtë – se presioni politik është i drejtuar nga qeveria tek gjykata supreme, si pengesë e fundit për kthimin e Gruevskit. Kishim të drejte kur pyetëm a po përgatitet kthimi i Gruevskit me ndihmen e BDI, kishim te drejtë kur alarmuam për presionet politike nga BDI drejtuar kundër Besa Ademit!

Ideatori dhe ekzekutori i kthimit të Gruevskit – BDI, sot ka dëshmuar edhe një herë se ajo që dikur ishte parti politike e udhëhequr nga idealet, sot është kthyer në strukturë parapolitike e udhëhequr nga intereset, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Duke u kthyer në sponzor të shkarkimit të Besa Ademit, BDI ka konfirmuar pretendimet tona se sot në Maqedoninë e Veriut, një shqiptar mund të përparojë vetëm si i dëgjueshëm i pushtetit dhe servil i BDI-së, jo për shkak se është i kualifikuar, i aftë, i ditur!

Në kohen e masave të dhunshme të Serbisë në Kosovë, shqiptarët të cilët nuk e kishin refuzuar dëgjueshmërinë pushtetit quheshin ‘shqiptarë të ndershëm’. Duke e luftuar Besa Ademin, BDI po na kujton se ‘shqiptari i ndershëm’ nuk eshte zhdukur! ‘Shqiptari i ndershëm’ sot është kudo ku BDI ka instaluar njerëzit e vet që punojnë për partinë, jo për popullin.

Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut kurre nuk u ka munguar liria më shumë se sot kur atë ua kontrollon dhe formulon partia në pushtet me militantët e vet.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë