Bashke

LEN: BDI së pari i mashtroi shqiptarët me Naser Zyberin, tani për së dyti me Talat Xheferin si kryeministër teknik-administrativ

BDI ka qenë, është dhe do të mbetet e dështuar. Imagjinoni nga Naser Ziberi si kryeministër me kompetenca të plota, përfunduan me kryeministër Talat Xhaferin i cili do të ketë vetë kompetenca administratori.

Lidhja Europiane për Ndryshim, patjetër se eshte pro që te ketë kryeministër shqiptarë. Por kundër kryeministrit shqiptar janë vetë BDI, e cila mundësinë për të pasur kryeministër shqiptar e humbi katër vite më parë kur i mashtroi shqiptarët që ta votojnë Naser Ziberin, ndërsa BDI e votoi në Kuvend për kryeministër Zoran Zaevin e më pas Dimitat Kobaçevskin.

Pse? Sepse BDI-së nuk i interesojnë pozitat e larta shtetërore për të punuar në interes të shqiptarëve dhe të shtetit, por vetëm për të manipuluar opinionin dhe për të vjedhur, e për të sjellë investitor për kazino e bastore nga Serbia dhe Rusia.

Me kryeminstrin Teknik, BDI mashtron dyfish shqiptarët, sepse kryeministri shqiptarë do të jetë funksionari i dështuar në 20 vite. Duke i shtuar dhe skandalet e fundit që është në kontakt me Nikolla Gruevskin për të punuar kundër opozitës shqiptare.

BDI ka propozuar një kandidat për kryeministër shqiptar një person i cili nuk do të ketë asnjë kompetencë, por do të jetë kukull në karrigen e kryeministrit, sa për rë organizuar zgjedhjet.

E kur jemi bash te kryeministri shqiptar, çdo shqiptar do te ishte i pranueshëm për kryeminisër, qoftë ai edhe teknik (sepse aq ka kapacitet BDI), por jo Talat Xhaferi. Si mund te presim zgjedhje fer dhe demoktatike të organizoj një qeveri e udhehëqur nga Talat Xhaferi, i cili nga pozita e kryetarit të Kuvendit ia pamundëson votuesit opozitar shqiptar që të ketë përfaqësuesin e tij në KSHZ. Me kandidimin e Talat Xhaferit, BDI jep edhe një dëshmi se po përgatitet që ti manipulojë zgjedhjet!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë