Bashke

LEN: Raporti i ESHS-së dëshmon për eksodin e shqiptarëve, të sponsorizuar nga BDI

Lidhja Europiane për Ndryshim ka dalë me reagim në lidhje me ikjen e qytetarëve nga vendi. Nga LEN thonë se raporti i Entit Shtetëror të Statistikave dëshmon për eksodin e shqiptarëve, që sipas tyre, sponsorizohet nga BDI.

Ata thonë se me projeksionet e ESHS-së për popullsinë, e ardhmja e Maqedonisë së Veriut nuk është aspak premtuese.

“Më shqetësuesja e këtij raporti janë numrat që lidhen me migrimin e popullsisë. Aty lexohet qartë se mbi 200,000 qytetarë e kanë braktisur vendin në 20 vitet e fundit, një periudhë kjo që përkon pikërisht me vitet e qeverisjes së BDI-së. Megjithëse raporti nuk ka bërë ndarje të bazë etnike, me një kalkulim të thjeshtë, nëse gjysma e kësaj popullsie që kanë migruar janë shqiptarë, pa vështirësi mund të konstatojmë se rreth 125,000 shqiptarë e kanë braktisur vendin gjatë periudhës sa BDI-ja ishte në pushtet”.

“Me një fjalë, Ali Ahmeti dhe BDI-ja janë fajtorët e përveçëm të shpërnguljes së rreth 125,000 shqiptarëve në vendet perëndimore. Këtë “sukses” të Ali Ahmetit do ta xhelozonte edhe Nikolla Pashiqi i Jugosllavisë mbretërore dhe Rankoviqi i Jugosllavisë titiste. Asnjë forcë tjetër e asnjë terror shtetëror nuk ka mundur të shpërngulë më shumë shqiptarë seç ka bërë Ali Ahmeti me krim e korrupsion”, thonë nga LEN.

Më tej shtojnë se ata do të mbeten të përkushtuar fuqishëm për ta ndërruar kahjen e këtij trendi të frikshëm për perspektivën e vendit, së pari duke e luftuar luftuar korrupsionin, së dyti duke ofruar masa dhe politika efikase për mirëqenie ekonomike dhe, së treti, duke i ngritur standardet e arsimit, drejtësisë dhe sigurisë së qytetarëve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë