Bashke

LEN: Teatri teknik përfundoi, tu kthehemi skandaleve korruptive të BDI-së

Perdja u ul, shfaqja përfundoi. Rapsodët morën bakshishin, propagandistët milionerë paluan honoraret e majme dhe ikën nëper shtëpitë e tyre. Është koha t’i kthehemi realitetit.

Me këte rast do t’u referohem disa temave aktuale dhe publikisht ta pyes kryeministrin Teknik për disa çështje:

⁃ U zotua për luftë të pakompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Sot po ia kujtojmë aferat me të cilat identifikohet ai dhe partia e tij:

• SORAVIA – 35 milion euro të keqpërdorura në kurriz të qytetarëve për pasurimin e Drinit;

• LLOTARIA – 40 milion euro të shpenzuara për furnizimin me aparate të reja për kumar dhe për rritjen e numrit të kazinove për 4 vite mandat të Artan Grubit si zv. Kryeminstër i parë. A jeni në dijeni që ditën kur ju mandatoheshit për kryeministër, në një kabinet tjetër, Artan Grubi me Perparim Bajramin realizuan deal-in e radhës për 12 milion euro për aparate bixhozi?! 12 milion euro janë 12 shkolla; 12 çerdhe; 12 ambulanca; 30 fusha sportive; aq shumë libra shkollorë sa për t’i furnizuar edhe shkollat e Kosovës e Shqipërisë!

• DURMO TURS – a do t’i vizitoni familjet e atyre që humbën jetën në tragjedinë e Llaskarcës dhe si do tua shpjegoni se gjyqsori i RMV-së, nën presionin politik të Qeverisë tuaj, pasi që e zvarriti lëndën për pesë vite, solli dënime qesharake për fajtorët?!

• SPITALI MODULAR – si ndjeheni kur pjesëtar i kabinetit tuaj është Ministri i financave, vëllai i të cilit, qartazi për shkak të ndikimit politik mbi gjyqësorin i shpëtoi dënimit për djegien e 14 personave të shtrirë për mjekim?!

• BESA TRANS – kërkoj përgiigje sot: kur do t’a lironi giyqësorin nga kthetrat e politikes që të mund të sjellë vendime të drejta, të paanshme dhe që sadopak do të zbusin dhimbjen e atyre që kanë humbur edhe familje të tëra në atë tragjedi?! BDI – partneri tradicional dhe i palëkundur i miqve ndërkombtarë në vend dhe jashtë, ka nisur një fushatë armiqësishë duke sulmuar ambasadorët të cilët edhe me fjalë edhe me vepra angazhohen për agjendën europianizuese të vendit tonë.

Si u bë që nga partner kryesor, u kthyet në frenuesin kryesor të procesit integrues, e t’i drejtoheni një ambasadori me fjalor rruge “shiko punët tua!”

Përse ambasadorët dhe të dërguarit ndërkombëtar tani po e kapercejnë adresën politike të liderit të BDI-së.

Si u katandis që BDI që në emërtimin e saj ka fjalën integrim të shndërrohet në parti e listave të zeza amerikane

⁃ Të flasim pak për kapacitetet demokratike të kryeministrit teknik:

• Ne nuk kemi më asnjë dilemë përse pikërisht Talat Xhaferi ishte i përzgjedhuri për postin e kryeministrit teknik – janë pikerisht aftësitë e tij për hile procedurale që e bëjnë të pazevendësueshem për të kryer punë teknike – ua kujtojmë edhe njëherë, se pikerisht ai, me hilet dhe dinakërinë e tij, bëri gjithçka, keqpërdori institucionet, autoritetin e kryetarit të parlamentit, shkeli ligjet dhe rrezikon edhe pergjegjësi penale për rrënim të procesit zgjedhor, me të vetmin qëllim që opozita të mos e marrë vendin që i takon me ligj në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve!

Lidhja Europiane për Ndryshim nuk ka asnjë iluzion – një kryeministër me mandat teknik nuk ka as kompetenca, as fuqi, e as legitimitet për të adresuar apo për të zgjidhur cilëndo nga këto tema aktuale! Kjo dëshmon se emërimi i

tij ishte vetëm formalitet në tentim për të mbular krimin dhe korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga klika e kazino-klanit dhe klaneve tjera të ngjashme me to. Asnjë reportazh, asnjë glorifikim folklorist, asnjë teatër me paratë e qytetarëve nuk do të arrijë të fshijë zullumin që BDI-ja, SORAVIA, LLOTARIA, EUROVIA, janë duke ushtruar ndaj qytetarëve. E megjithatë, ne jemi këtu për të mos heshtur dhe per të kërkuar Ilogari – se shqiptarët janë lodhur me forma, janë lodhur me mashtrime, janë lodhur me iluzione se diçka vërtetë ka ndryshuar në jetën e tyre me Talatin kryeministër teknik.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë