Bashke

LEN: Vendimi i Këshillit Gjyqësor, grusht i fortë për pushtetin e korruptuar

Vendimi i Këshillit Gjyqësor që Besa Ademi të mbetet kryetare e Gjykatës Supreme është një grusht i fuqishëm për BDI-në dhe një pikë shpresë për qytetarët dhe drejtësinë në vend.

“Jemi të vetëdijshëm se një vendim i këtillë, pasoi falë faktit që në vend ka gjykatës me dinjitet dhe që e duan drejtësinë, pavarësisht presioneve të jashtëzakonshme nga pushteti. Po ashtu edhe si rezultat i reagimit të ashpër të faktorit ndërkombëtar por edhe reagimit të opozitës shqiptare. Lidhja Europiane për Ndryshim, falënderon të gjithë përfaqësuesit diplomatik në vendin tonë, që reaguan publikisht kundër kërkesës për shkarkimin e kreu të Këshillit Gjyqësor, znj. Besa Ademi, por edhe angazhimit të tyre që në Maqedoninë e Veriut të fitojë drejtësia”, thuhet në njoftim.

“Sot dështuan vetëm partitë në pushtet, gjykatësit e tyre dhe ata funksionarë që pa ndërprerje kërkojnë ta kthejnë Gruevskin në Maqedoninë e Veriut, duke ia vjetërsuar lëndët si dhe pu ojnë pamdërprerë ta shpëtojnë Sasho Mijallkovin”, thuhet ne njoftimin e LEN-it.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë