Bashke

LEN: Zëri i qytetarit shqiptar, përfshirë edhe zërin e aktivistit dhe përkrahësit të ASH-së është pro ndryshimit

Nga Lidhja Europiane për Ndryshim thonë se me ose pa Aleancën për Shqiptarët, opozita shqiptare do të triumfojë në zgjedhjet e 8 majit, përcjell TV21. Nga LEN thonë se “zëri i aktivistit dhe përkrahësit të ASH-së është pro ndryshimit në skenën politike shqiptare”.

“Ndjejmë për detyrim të shpjegojmë se oferta për rritjen e këtij kampi opozitar vazhdon të mbetet e hapur. Me këtë rast dëshirojmë ta njoftojmë opinionin se ne, deri tash kemi pasur disa takime me kreun e Aleancës për Shqiptarët dhe ai e ka të hapur ftesën që të vijë me përfaqësim dinjitoz.  Lidhja Europiane për Ndryshim dëshiron t’i sigurojë shqiptarët se fitorja e këtij koalicioni, e mbështetur edhe nga mërgata shqiptare dhe nga faktori relevant shqiptar në rajon, tashmë është evidente dhe këtë ortek nuk ka kush e ndalë.  Jo vetëm sondazhet, por edhe fryma e fitores, por dhe mënyra se si sillet BDI-ja kundrejt Lidhjes për anëtarin e KSHZ-së, si edhe mundësitë e krijimit të qeverisë së ardhshme, të gjitha janë dëshmi se nuk është më e diskutueshme tema e fitores, por kjo ia mundëson votuesit të ASH-së të jetë i përfaqësuar në anën që e dërgon BDI-në në opozitë. Tanimë është evidente se zëri i qytetarit shqiptar, përfshirë edhe zërin e aktivistit dhe përkrahësit të ASH-së është pro ndryshimit në skenën politike shqiptare në vend, prandaj bashkimi i ASH-së me Lidhjen, do të mundësojë që fitorja pranverore të jetë edhe më e madhe dhe bindëse” Thonë nga Lidhja Europiane për Ndryshim 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë